Është shtyrë në gjykatën e posacme seanca paraprake ndaj ish-kryebashkiakut Erion Veliaj, ku pritej të vendosej nëse dosja do të kalonte apo jo për gjykim.
Shkak për shtyrjen, është ndërrimi i mbrojtësve ligjorë nga ana e ish kryebashkiakut, të cilët kërkuan kohë të njihen me hetimin ndaj tij. Në seancat pasardhëse, Veliaj do të përfaqësohet nga Artan Gjermeni, krahas avokatit tjetër Ermir Beta.
Seanca e radhës është parashikuar të mbahet më 12 nëntor.
Përveç ish-kryebashkiakut të Tiranës dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, në këtë dosje janë marrë të pandehur edhe 28 persona dhe shoqëri të ndryshme, përfshirë ish-deputeten Klotilda Bushka.
Sipas dosjes hetimore të SPAK, Veliaj akuzohet për përfshirje në 9 raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës.

