Antonime

1 Minuta Lexim

Nga Gezim Basha-

Si vendi ku ka lindur shprehja, “shkoj gjaku në gju,” Shqipëria nuk ishte mësuar me një fenomen si ky që po shohim—15 ditë protesta dhe asnjë i lënduar!
Megjithatë, një gjë nuk duhet harruar: po të kish qëlluar Berisha kryeministër i vendit sytë tanë me siguri do të kishin parë, ditë më parë, masakrën më të madhe në Europë prej Luftës së Dytë e këndej.
E them këtë sepse disa ish-folës të Zërit të Amerikës, të cilët për 35 vjet i kanë shërbyer propagandës personale të Berishës me një devotshmëri që lë pas edhe sahanlëpirësit e Syrit, e projektojnë Berishën, tërthori, si drita në fund të tunelit…
Drita dhe Berisha janë dy antonime ekstreme, koncepte krejtësisht të kundërta! Berisha mbetet Njeriu i Zi, simbol i poshtërsisë politike dhe njerëzore, vampiri i territ, orkestruesi i egzekutimeve të 21 Janarit, i aftë të shesë gjithçka shqiptare për interesat e tij.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull