Protesta e 14-të kundër qeverisë, mijëra qytetarë marshojnë drejt Kryeministrisë. Protesta ne qytetet kryesore te botes

2 Minuta Lexim

Nisi këtë mbrëmje, rreth orës 18:20, marshimi i mijëra qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas përpara Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 14-të radhazi kundër qeverisë. Vala e madhe e protestuesve vjen duke u shtuar. Jane jo vetem qytetare te vendit, por tashme edhe dhjetra turiste dhe te huaj, shqiptare te rajonit dhe sidomos emigrante te kthyer enkas per te qene pjesemarres ne keto protesta te cilat jane me te medhate e zhvilluara ndonjehere ne Shqiperine e dy dekadave te fundit.

Organizatorët e cilësojnë lëvizjen si një revoltë qytetare që synon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e kursit politik të vendit.

Fillimisht protestuesit u grumbulluan në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas marshimin drejt Kryeministrisë, vendi ku prej dy javësh janë artikuluar kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.

Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje të shumta si “Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëri e re” dhe “Revolucion”, slogane që janë bërë simbol i protestave të deritanishme.

Pjesëmarrësit kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe se protestat do të vazhdojnë çdo ditë deri në arritjen e objektivit që kanë shpallur publikisht: dorëheqjen e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Ndërkohë, forca të shumta policie janë vendosur përgjatë bulevardit dhe në zonën përreth institucioneve kryesore shtetërore, me qëllim garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e tubimit. Deri në momentin e raportimit, protesta po zhvillohet pa incidente, sikunder e tille ka qene edhe pergjate diteve te shkuara. Nderkohe ne podiumin e improvizuar para selise se Kryeministrise edhe sot vijojne fjalime individesh dhe qytetaresh te ndryshem te cilet riperserisin kerkesen per largimin e qeverise si dhe per ndryshime politike ne vend.

Sikunder raportojne mediat protesta ne te njejten ore po zhvillohen edhe ne qytete kryesore europiane si Frankfurt, Berlin, ne Itali, ne Londer dhe deri ne Australi.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull