Dita e 20-të e protestës, pas grumbullimit në Ministrinë e Arsimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

1 Minuta Lexim

Protesta ka hyrë në ditën e 20-të, ndërsa qytetarët kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, duke u zhvendosur drejt Kryeministrisë. Pas grumbullimit pranë Ministrisë së Arsimit, protestuesit janë nisur drejt godinës së qeverisë, ku kanë vijuar tubimin. Deri në këto momente, protesta po zhvillohet e qetë. Gjatë marshimit, protestuesit kanë hedhur edhe një fishekzjarr në ajër, ndërsa tashmë janë pozicionuar përpara Kryeministrisë, ku vijojnë të qëndrojnë.

Protesta ka pjesemarrje te pakte qytetaresh, nderkohe qe me aktivet intensifikojne thirrjet kundër kryeministrit dhe qeverisë. “Poshtë diktatura!” dhe “Dorëheqje!” janë disa nga sloganet e dëgjuara gjatë tubimit, ndërsa protestuesit kanë targetuar edhe Policinë e Shtetit, duke brohoritur: “Polici e krimit! ”, duke iu referuar dhunës ndaj protestuesve.,

Një tjetër thirrje e përsëritur nga turma ishte “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, ndërsa qytetarët kanë vijuar të kërkojnë largimin e kryeministrit Rama. 

Policia ka marrë masa duke “zbrazur” bulevardin nga automjetet. Gjate krejt demonstrimit nuk ka pasur episode shqetesuese.

 

 

 

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull