“Afganistani ka rëndësi për sigurinë e bllokut”/ BE: Bashkëpunim me talebanët

1 Minuta Lexim

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian kanë deklaruar se unioni do të ruajë marrëdhënie pragmatike me talebanët, por me kushte të caktuara. Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell është shprehur se Afganistani ka rëndësi për sigurinë e bllokut dhe ndër të tjera bëhet fjalë që të pengohet eksportimi i terrorizmit dhe drogës.

 

JOSEP BORRELL

SHEF I DIPLOMACISE EUROPIANE

“Ministrat këmbëngulën në idenë që ne të angazhohemi për të mbështetur popullsinë afgane dhe ky është një angazhim operacional që na kërkon të njohim qeverinë e re dhe të bashkëpunojmë me të. Ne do të gjykojmë sjelljen e tyre dhe do të fokusohemi në luftën ndaj terrorizmit, eksportit të drogës, respektimi i të drejtave të grave dhe lirinë e medias. Këto janë pikat kryesore që do të orientojnë angazhimin tonë të mëtejshëm.”

 

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas shtoi se duhen respektuar rregullat ndërkombëtare për ndihma humanitare dhe të sigurohet liria e lëvizjes dhe e daljes nga vendi, të atyre që kanë frikë nga përndjekjet.

BE po kërkon gjithashtu të forcojë koordinimin me fqinjët e Afganistanit, ndërsa duket se kërkon të parandalojë një fluks të madh të emigrantëve drejt kontinentit të vjetër.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull