Kryeministri kanadez, Justin Trudeau është goditur me zhavorr nga një grup protestuesish në Ontario.
Ai po kthehej në autobusin e tij, pasi vizitoi një fabrikë birre, kur u godit me gurë të vegjël. BBC raporton se nuk është plagosur.
Trudeau thirri zgjedhje të parakohshme në mes të gushtit, me shpresën për të fituar një qeveri shumicë për partinë e tij Liberale të qendrës së majtë.
Por fushata e tij është prishur nga demonstratat kundër vaksinës dhe kufizimeve të tjera.
Muajin e kaluar, qeveria njoftoi se të gjithë nëpunësit civilë duhet të vaksinohen deri në fund të tetorit ose të rrezikojnë të humbin punën. Kjo ka shkaktuar protesta dhe pakënaqësi tek një pjesë e qytetarëve./ Gazeta SHQIP