Vetem disa ora para se të nis seanca hapëse e Parlamentit të ri, Edi Paloka, drejtuesi i Këshillit Kombëtar të PD-së ka mbërritur pranë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, edhe pse në selinë blu Lulzim Basha ka thërritur mbledhjen e grupit parlamentar.
Me këtë veprim Edi Paloka, i njohur si mbështetës fanatik i Sali Berishës, jep sinjalin e parë të qëndrimit kundër vendimit të Lulzim Bashës, për përjashtimin nga grupi parlamentar të PD-së të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit pritet që të mbërrijë sot në Kuvend i shoqëruar nga një grup mbështetësish, ndërkohë që dje hodhi idenë dhe për një lëvizje të re politike.
Kundër vendimit të Bashës u shprehën disa deputetë të PD-së si Flamur Noka dhe Bujar Leskaj, ndërkohë që rezerva shprehën edhe deputetë si Albana Vokshi apo Oerd Bylykbashi.