Sa e çuditshme! Të adhurosh filma të bërë keq. Në fakt jo dhe aq. Në Reddit njerëzit diskutojnë për filma të tmerrshëm që duhen parë të paktën një herë. Disa të tjerë thonë se duhen riparë.
Si kështu? Është e thjeshtë. Arsyeja pas kësaj dëshire lidhet me humorin sepse është e pamundur që të mos qeshni teksa i shihni.
Njerëzit sugjerojnë të mblidheni me miqtë dhe të shihni një nga filmat më të tmerrshëm në histori. Për këtë ka një listë në Wikipedia – një përmbledhje interesante për filmat referuar kritikëve dhe audiencës. Lista është e përpiluar sipas dekadave.
Përpos kësaj, ScreenRant ka një udhëzues me 15 filma që janë aq të dashur thjesht sepse janë “të këqij”. Koha për të shijuar më të keqen e kinemasë.