Kuvendi miratoi qeverinë e re, Basha: Fatkeqësi kombëtare!

1 Minuta Lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me votimin e qeverisë së re, ndërsa nuk i kurseu sulmet për kryeministrin Edi Rama.

Në një dalje publike për mediat, Basha tha se sot është formalizuar PPP Rama-Doshi-Rakipi, ndersa e cilesoi qeverinë e re një fatkeqesi kombëtare.

“77 votat e sotme janë formalizimi i PPP Rama-Doshi-Rakipi, bashkë me kriminelët e dosjes 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër dhe të dosjes 339 të Shijakut, bashkë me Rrahman Rrahjën, janë fatkeqësia për çdo shqiptar. Fatkeqësia kombëtare. Qëllmi i kësaj PPP, pakice përkatësisht, është që të mbajnë pushtetin nën koston e familjeve shqiptare. Qëllimi ynë është që të bëjmë gjithçka që t’u kthejmë shqiptarëve demokracinë, parlamentin dhe qeverisjen e lirë.”, pohoi Basha.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull