E FUNDIT/ Shoferi maqedonas përplas me kamion gruan në Tiranë-Vorë, 66 vjeçarja ndërron jetë në spital

1 Minuta Lexim

Ka ndërruar jetë gruaja që u përpas nga një kamion në rrugën dytësore Tiranë-Vorë. Policia bën me dije se shtetësja me inicialet D.H ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Siç shihet nga fotot, viktima qëndron në mes të rrugës, ndërsa në trotuar ka dhe disa persona të tjerë. Nga pamjet dallohet dhe një kamion i ndaluar para gruas. Edhe nga personat që ndodheshin aty, asnjë prej tyre nuk afrohej për të dhënë ndihmën e parë, për shkak se gruaja qëndronte e shtrirë dhe pa ndjenja.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.09.2021, rreth orës 11:10, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues shtetasin maqedonas V. G, ka përplasur këmbësoren shtetasen D. H., rreth 66 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull