Bes Kallaku rrëfen me lot në sy jetën e tij të vështirë: Flija në tavolinë!

1 Minuta Lexim

Aktori Bes Kallaku ka dhënë mbrëmjen e djeshme një intervistë të rrallë për motrën e tij Anën, e cila moderon emisionin ‘Jeto me orën’.

Përballë moderatores Ana Kallaku ai u shpreh se ka qenë një rrugë e vështirë, por dhimbja të kalit dhe të brumos.

Bes Kallaku: “Paga që merrja në fillim nuk dilnin as për lekët e furgonit vajtje-ardhje. Flija në karrige, flija në tavolinë. Prisja për makinë të rastit në “Zog të Zi” për t’u kthyer në Fushë-Krujë, por kjo dhimbje të kalit, të brumos dhe mbi të gjitha të jep forcën.”

Aktori u shpreh se dhimbja të bën të ditur.

“Edhe në momentet më të vështira t’i do gjesh guximin dhe forcën për të ecur përpara”, tha aktori.

Bes Kallaku: “Njeriun e brumos sakrifica, e brumos vuajtja, ose më saktë dhimbja të bën të ditur. Nëse ka të tillë që nëse rrëzohen do e kenë të vështirë të ngrihen unë nuk e kam problem sepse në jetë kam qenë edhe më parë i rrëzuar dhe ti nuk mund të ngrihesh pa qenë i rrëzuar.”

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull