Avokati shqiptar që kandidon për Këshillin Bashkiak në Nju Jork

11 Minuta Lexim

Nga Orest ÇIPA * –

Avokati me orgjinë shqiptare, Aleksandër Mici, është kandidati i Partisë Republikane për Këshillin Bashkiak të New York-ut në Distriktin 13-të. Mici kandidon në hapsirën teritoriale midis Pelham Parkway, Morris Park, Pelham Bay, Throgs Neck, Pelham, Gardens, Allerton, Williamsbridge dhe City Island, ku në këto zona zgjedhore votuesit shqiptarë përbëjnë një numër shumë të rëndësishëm në vendimarrje.

Avokat Mici prej disa vitesh është angazhuar në politike, dhe në saj te kontributit dhe të arritjeve personale ka marrë besimin absolut te Republikanëve pa hyre në garë të brendshme me individë të tjerë. Sipas tij, ky vendim nga të djathtët amerikane në ketë zonë është një vlerësim për të por edhe për komunitetin shqiptar.

Politikani shqiptaro-amerikan eshte cilesuar nga elita politike njujorkeze por edhe nga intelektualë dhe politikanë shqiptar ,”kalorësi” i cili me bindje dhe besimin të pa lëkundur ka mbrojtur fuqishëm vlerat e një shoqërie të lirë dhe demokratike në disa etapa të rendësishme te jetës se tij.

“Duke parë situatën politike këtu në SHBA, por sidomos në një shtet si New York-u, që mund të konsiderohet shtet një partiak. Rreziku që i kanoset parimeve demokratike dhe pluralizmit politik, dhe dëshirës përbindshse të demokratëve të amerikës për të asgjesuar Partinë Republikane, nëprmejt një fushate agresive për të demonizuar të gjithë ata që besojnë në demokraci dhe kushtetutën e amerikës, ti konsiderojnë si racista , mora guximin përsëri dhe vendosa që unë sërish duhet të angazhohesha politikisht si në 90-ën në Shkodër për të luftuar për democracinë” tha z.Mici.

Gjithashtu, avokat Mici , gjatë kësaj interviste  hodhi dritë mbi marrëdheniet me organizatat dhe komunitetin shqiptar të cilat , sipas tij, duhen të bashkohen në një trup të vetem për nga kohesioni politik dhe shoqeror .

Z. Mici , Ju së bashku me një grup të rrinjsh shkodran, ishit nga të parët që nisët sfiden kundër regjimit komunist në vitet 91′. Jeni shprehur, se asokohe duhej një guxim i çmendur të sfidoje diktaturën. Sot, pas 30-të vjetesh keni marrë iniciativën për një betejë të re. Dy vende të ndryshme , dy beteja të ndryshme, njëra për liri dhe demokraci ndërsa tjetra për tu bërë anëtar i Këshillit Bashkiak të New York-ut. A vazhoni të keni te njëjtin guxim?

Guximin ta jep dëshira dhe arsyeja. Në atë kohë kur isha 14-vjeç akoma, ne endëronim për një jetë të lirë dhe të hapur, për të drejtat bazore të njeriut dhe mbi të gjitha për të thyer një system diktatorial dhunues që masakronte popullin e vet. Dhe nisur nga etja për liri dhe demokraci , morrëm guximin të rrezikonim jetën për të mposhtur këtë regjim makabërr dhe jo njerëzor. Dhe të dyja këto atribute shtohen me moshën. Sa më shumë eksperiencë të kesh aq më tepër i ushqen këto ndjenja dhe aq më të rëndsishme bëhen në jetë, sidomos kur vazhdon dhe jeton të njëjtat situata, ku shkelja e të drejtave, parimeve dhe dinjitetit të një populli është bërë “status quo”. ¨Eshtë detyra e ç’do njeriu të luftojë për dinjitetin e vet dhe atyre që nuk mund ta mbrojnë atë.

Si lindi dëshira për ti hyrë politikës duke përfaqësuar interesat e komunitetit shqiptarë në New York?

Politika është një prirje ose më mirë të themi një vokacion, por vokacion mund ta quaj kur të zgjedhin votuesit dhe ke punuar dhe mbrojtur interesat e tyre për një kohë relativisht të konsiderueshme. Politikën e kam pasur si prirje që në moshë të re të ushqyer nga prinderit dhe jeta e vështirë që kishim asokohe. Vështirësia të bën të përfshihesh në politikë. Politika, mirë apo keq, i zgjidh problemet e një shoqërie. Përndryshe do ishte kaos dhe anarki siç ndodh në vendet afrikane edhe sot. Ndaj duke parë situatën politike këtu në SHBA, por sidomos në një shtet si New York-u, që mund të konsiderohet shtet një partiak. Rreziku që i kanoset parimeve demokratike dhe pluralizmit politik, dhe dëshirës përbindëshse të demokratëve të amerikës për të asgjesuar Partinë Republikane, nëprmejt një fushate agresive për të demonizuar të gjithë ata që besojnë në demokraci dhe Kushtetutën e Amerikës, ti konsiderojnë si rracista, mora guximin përsëri dhe vendosa që unë sërish duhet të angazhohesha politikisht si në 90-ën në Shkodër për të luftuar për democracinë. Është një privilegj që pak kush mund ta ketë të perfshihesh në levizje demokratike dy herë në jetë.

Si është pritur kandidatura Juaj si kandidat i Partisë Republikane në një kohë kur historikisht shqiptarët në këtë zonë kane mbeshtetur kandidatin demokrat Z.Mark Gjonaj?

Kandidatura ime është pritur me shumë entuziazëm nga Republikanët dhe shumë demokrat që janë të zhgënjyer nga përfaqësimi i klasës politike i përbërë i tëri nga Partia Demokratike Amerikane. Në përgjithësi, kur demokratët janë në fuqi, ata ushqejnë dhe promovojnë kriza, sepse për ta është e vetmja mënyrë për të mbajtur pushtetin. Kanë një shprehje demokratët ku thonë sheps: “Never let a good crises go to waste”, kjo shprehje përmbledh udhëheqjen kaotike të asaj partie dhe degradimin e standartit të jetesës gjatë qeverisjes së tyre. Krimi, papunësia dhe pakënaqësia ndër të tjera, gjithmone rriten në mënyrë astronomike, dhe ata e arrijnë këtë duke përdorur të njëjtin sistem ose -modus operandi- siç kanë përdorur komunistët, luftën e klasave, rritjen e pakënaqësisë të të “varferve” kundër të pasurve, rracizmin, duke vënë të zinjtë kundër të bardhëve nëpërmjet konceptit “White privilege” e metoda diversive të tjera të panumërta.

“Kur shqiptarët kanë qenë të bashkuar, kanë bërë punë të mëdha dhe kanë arritur rezultate historike”, këto janë fjalet ku Ju i jeni drejtuar herë pas here komunitetit shqiptar ne Distriktin 13. Deri më tani a keni hedhur ndonjë hap konkret për të jetësuar këtë bindje?

Komuniteti shqiptar ështe komunitet patriotik që ruan traditat dhe gjuhën por mbi të gjitha identitetin e tij, por i mungon një kohesion si politk, ashtu dhe shoqëror. Lidhja që mbajmë me njëri-tjetrin është një pasqyrë e asaj që kemi pas në vendin tonë, lidhje fisnore ose “tribale”. Kjo vjen edhe nga fakti që ne historikisht kemi qenë nën sundim të një pushtuesi apo një tjetri dhe e vetmja mënyre për tu mbrojtur ka qenë lidhja e gjakut. Por tashmë ka ardhur koha që të maturohemi si komunitet dhe të krijojmë një identitet të ri, atë të shqiptarit si komunitet i bashkuar që punon për kauzën kombëtare, jo atë që kemi trashëguar nga e kaluara e jonë e hidhur. Dhe në këtë aspekt unë jam munduar t’u zgjoj vetëdijen njerzve nëpërmjet intervistave që kam dhënë, gjithashtu nëpërmjet takimeve që kam pasë me komunitetin në evente të ndryshme. Por kjo është një përpjekje në vazhdim dhe do të duhet kohë që ne të krijojmë këtë kohezion të cilit ju referova me sipër.

Qysh prej vitit 1912-te Federata Pan-Shqiptare “Vatra” ,apo edhe organizata të tjera, kanë pasur një rol të rendesishëm në lobimin e çështjes shqiptare por edhe në promovimin e disa prej figurave më të shquar të vendit tonë. Cili është raporti juaj me këto organizata dhe a ju jeni drejtuar për mbështetje gjatë fushatës tuaj elektorale?

Raporti im me organizata siç është Vatra është i vonë. Në eksperiencën time Vatra e viteve të shkuara ka qenë një organizatë ekskluzive ku pjesëmarrja dhe antarsimi kanë qenë një privilegj i të paktëve. Por me nderrimin e gjeneratave ka ndryshuar edhe qasja në këtë aspekt. Në fushatën time të parue si kandidat për Senator i shtetit të New York-ut për Senatin e këtij Shteti, jo vetëm që nuk kam marrë ndihme por nuk kam pasur as akses për të kërkuar ndihmë. Tani gjerat kan ndryshuar dhe me sa shoh unë kanë ndryshuar për mirë. Kryeredaktori i ri Sokol Paja, një gazetar brilant, siç edhe kryetari i kësaj organizate Elmi Berisha, me kanë ndihmuar duke promovuar kandidaturën time në të gjitha organet e shtypit si gazetat ashtu edhe rrjetet sociale duke më dhënë oportunitet për të përcjell mesazhin tim politik kur ka qenë e mundur në forumet e kësaj organizate.

4-vite me parë në Shqipëri u themelua Minisatria e Shtetit për Diasporën, a ju është ofruar bashkëpunim nga ky dikaster? Po nga opozita?

Unë nuk kam pasur ndonjë kontakt me Minstrinë e Diasporës dhe nuk kam shum informacion për veprimtarinë e kësaj Ministrije ndonëse tani është shkrirë si Institucion. Por nga çfarë kam lexuar dhe dëgjuar kjo Ministri ka qenë tejet pasive në misionin e saj dhe nuk ka marrë asnjë inisiativë për të arritur qëllimet për të cilat ishte formuar. Mund të ketë qenë ndonjë eksperiment i qeverisë Rama por në mendimin tim, i deshtuar. / Arberia News.net

  Korespondent i Arberia News në New York

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull