Rama sot në Prishtinë, pritet nga kryeministri Kurti

1 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Prishtinë ku do të pritet në një ceremoni shtetërore nga homologu i tij Albin Kurti.

Në këtë vizitë kryeministri Rama do të shoqërohet nga anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar,

Zyra e kryeministrisë në Kosovë ka zbardhur edhe agjendën e takimit.

 “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, më 27 shtator 2021, duke filluar nga ora 08:50, pret me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu”, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë. Pas takimit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, mbajnë konferencë për media në ora 10:20”, thuhet në komunikatë.

Vizita njëditore e kryeministrit Rama në Kosovë bëhet me ftesë të kryeministrit Kurti. Rama gjatë kësaj vizite do të takojë edhe liderët e partive politike opozitare.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull