Komisionet parlamentare nisin sot punën e tyre pak ditë pasi përbërja e tyre u miratua në seancën plenare.
Në Konferencën e Kryetarëve u vendos që një pjesë e mbledhjeve të zhvillohen online, por Partia Demokratike e refuzoi një gjë të tillë.
Sot nis punimet komisioni i Ligjeve, ai i Shëndetësisë, i Sigurisë dhe komisionin i Jashtëm dhe burime zyrtare të selisë blu bëjnë me dije se deputetët e PD-së do të jenë fizikisht në komisione.