Një lajm i rëndë vjen mëngjesin e sotëm nga Infektivi, ku një grua 4 muajshe shtatzënë ka ndërruar jetë nga Covid-19.
Bëhet me dije se gruaja rreth 30-vjeç nga Lezha kishte shkuar te Infektivi dy ditë më parë në gjende të rëndë dhe me komplikacione të shumta për shkak të Covid-19.
Burime për media raportojnë se gruaja shtazënë dje është futur në intubim, por që nuk ia ka dalë të fitojë betejën me jetë.
Pritet informacioni zyrtar nga Ministria e Shndetësisë në lidhje me ngjarjen.