Programi i BE për rininë: ALMA ndihmon të rinjtë e papunë

2 Minuta Lexim

Rinia duhet të ketë mundësinë të fitojë përvojë pune jashtë vendit. Qëllimi i programit ALMA është që t’i krijohen mundësi rinisë për t’u punësuar dhe për të fituar përvoja përmes shkëmbimit brenda vendeve të BE-së. Komisioni i BE-së ende nuk ka bërë të ditura detajet për programin dhe se cilat grup-moshe nga brezi i ri do të përfshihen në të. Sodoqoftë viti 2022 do të shpallet si viti i rinisë. Me këtë synohet që të vlerësohet rinia, e cila në kushtet e pandemisë ka vuajtur pasojat e masave kufizuese. Në fjalën e saj në Strasburg së fundi për gjendjen e unionit presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, theksoi, se rinia meriton më shumë dhe duhet të dëgjohet zëri i saj.

Kjo është arsyeja përse Brukseli është i interesuar të verë në jetë programin “ALMA”, që do të thotë: Aim, Learn, Master, Achieve. Të rinjtë pa zanat dhe të papunë do të kenë mundësinë të kryejnë kurse arsimimi ose të gjejnë një punë duke uëdhtuar në vendet e BE-së për të fituar eksperiencë.

Pjesëmarrësit në këtë program do të përfitojnë një asistencë për të përballuar shpenzimet e udhëtimit, të akomodimit dhe për të mbuluar të tjera nevoja bazike gjatë periudhës që janë jashtë vendit të tyre. Ata do të marrin një trainim përpara, gjatë dhe pas zhvendosjes në një vend tjetër.

Ndonëse skema e programit ende nuk është përfunduar në detaje, por është në fazën e zhvillimit, kompani të ndryshme kanë shprehur interesin për të marrë pjesë në të. Një fond i parashikuar prej 15 millionë Eurosh do të vihet në dispozicion nga BE-ja për vitin e parë të programit “ALMA”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull