Dalin FOTOT / Këta janë dy të rinjtë që vdiqën sot në Tiranë, kush është e reja nga Gana që kishte ardhur në Shqipëri

1 Minuta Lexim

Identifikohen dy personat që humbën jetën këtë të shtunë në Tiranë.

26-vjeçari që goditi me thikë 31-vjeçaren nga Gana është Kliton Pira. Ndërkohë që viktima grua është identifikuar si Jawsackie Jaboah.

I riu u hodh nga kati i 8 i pallatit, pasi qëlloi me thikë 31-vjeçaren, e për pasojë ndërroi jetë. Pas plagosjes, 31-vjeçarja arriti të dilte nga banesa dhe të kërkonte ndihmë mjekësore. Ajo u transportua në spital, por nuk mundi t’iu shpëtonte plagëve.

E reja nga Gana, Jawsackie Jaboah kishte ardhur në Shqipëri për të jetuar me të dashurin e saj, por dashuria mes tyre përfundoi në tragjedi.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në një banesë në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull