Sinjalet e fshehura që tregojnë se i keni enët e gjakut të bllokuara

3 Minuta Lexim

Arteriet janë enët e gjakut që janë përgjegjëse për transportin e gjakut të pasur me oksigjen. Në gjendjen e tyre normale, arteriet janë elastike dhe të forta, megjithatë ato mund të bllokohen lehtësisht duke shkaktuar sëmundjen mjaft të përhapur, aterosklerozën. Në Shqipëri raportohen të paktën 1400 raste pacientësh të prekur nga ateroskleroza në një vit.

Faktorët më të mëdhenj të rrezikut të bllokimit të arterieve janë:

kolesteroli i lartë,
tensioni i lartë i gjakut,
pirja e duhanit,
diabeti,
mbipesha,
mungesa e aktivitetit fizik
ushqyerja jo e shëndetshme.
Dhimbja e Pulpës së Këmbës
Ateroskleroza mund të shkaktojë bllokimin e arterieve të këmbës. Kjo ndodh veçanërisht tek duhanpirësit. Nëse vëreni se keni dhimbje të pulpës së këmbës që nuk largohet lehtë, shkoni menjëherë tek mjeku dhe bëni analizat përkatëse.

Ngurtësim dhe Dhimbje të Nofullës
Dhimbjet në pjesën e nofullës dhe qafës janë rëndom simptoma të anginës, e cila ndodh si rezultat i qarkullimit të keq të gjakut. Dhimbjet ndodhin për shkak se nervi vagus, nervi kryesor që transmeton sinjalet e dhimbjes nga zemra, është gjithnjë në kontakt me zonën e qafës, kokës, nofullës dhe krahut të majtë.

Dhimbjet e Mesit
Dhimbjet e mesit shfaqen për shumë arsye dhe një prej tyre ka të bëjë me zemrën. Zona e poshtme e shpinës është nga të parat ku grumbullohen pllakat aterosklerotike. Dhimbja është më e madhe sepse qarkullimi i gjakut pakësohet dhe dobëson disqet e vertebrave.

Si të Pastroni Enët e Gjakut?

Listuar më poshtë mund të gjeni disa zgjidhje natyrale, të cilat do t’i pastrojnë arteret tuaja.

Hudhra
Hudhra sigurisht që është ndër përbërësit më të fuqishëm natyralë. Hudhra arrin të kontrollojë tensionin e lartë të gjakut, nivelet e kolesterolit tuaj dhe të ndalojë zhvillimin e sëmundjes vaskulare.

Xhenxhefili
Xhenxhefili përmban shumë antioksidantë që parandalojnë formimin e pllakëzave  në enët e gjakut arterial. Për më tepër, xhenxhefili ul nivelin e kolesterolit të keq dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Specat djegës përmbajnë një përbërës të njohur si kapsaicinë, e cili rregullon nivelin e kolesterolit tuaj dhe shmang gjasat e  atakut në zemër.

Uji me Limon
Konsumi i ujit limon çdo mëngjes është një nga metodat më të mira natyrale për mbrojtjen e zemrës dhe uljen e kolesterolit në gjak. Uji me limon mbron enët e gjakut dhe riparon elasticitetin e humbur.

Shega
Lëngu i shegës në veçanti është jashtëzakonisht efikas kundër sëmundjeve të zemrës. Studiuesit kanë zbuluar se konsumimi i lëngut të shegës çdo ditë zhbllokon arteriet tuaja në mënyrë efikase. Kjo ndodh për shkak të pranisë së lëndëve ushqyese si kaliumi, magnezi si dhe seleniumi./AgroWeb

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull