Rritja e Energjisë, Rama: Nesër prezantojmë planin e posaçëm

3 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në një konferencë për mediat, pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të qeverisë ku deklaroi emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike.

Ai tha se nesër do të bëhet publik plani i posaçëm për krizën energjetike që është paralajmëruar për të gjithë qytetarët. Gjatë fjalës së tij Rama, theksoi se prioritet i qeverisë është mbrojtja e konsumatorëve, por edhe për bizneset e vogla.

Sipas Ramës e vetmja rritje çmimi të energjisë që ka ndodhur gjatë qeverisë së tij, i takon vitin 2015.

“Sot kemi pasur një mbledhje jashtë rendit të përjavshëm për të marrë një vendim për të deklaruar emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike. Një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse të çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtare dhe i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë qoftë me instrumente financiare qoftë edhe me instrumente të natyrës administrative”, tha Rama.

Sa do të kushtojë paketa?
Natyrisht që i kemi përllogaritur të gjitha. Nesër do të publikojmë për të gjithë qytetarët planin e posaçëm. në Ndërkohë nuk mundet veçse t’iu referohemi analizave të ekspertëve dhe njëkohësisht edhe analizave që po bëjnë qeveritë e vendeve të ndryshme. Është një situatë shumë e ngjashme nga aspekti i goditjes me situatën e pandemisë, në kuptimin që të gjithë janë të afektuar. natyrisht që ndryshe nga pandemia, vende të ndryshme kanë disa karakteristika të ndryshme, por të gjithë janë të përfshirë në një arsyetim se si duhet ta përballin këtë situatë. Ekspertët mendojnë se kriza do të jetë prezentë me pikun, me kulmin e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm dhe njëkohësisht mendojnë që dhe pas kapërcimit të kulmit çmimet nuk do të kthehen aty ku ishin para krizës. Ajo që ne na takon, që të mbrojmë konsumatorët tanë. Sigurisht me një rend prioritetesh, nga poshtë lartë, duke pasur parasysh ata që janë më në nevojë dhe pastaj duke shkruar lart përmes biznesit të vogël e më tutje. Rendi i prioriteteve është nga më të dobëtit tek më të fortit, jo e kundërta.

Në ndërkohë sjell në vëmendje që e vetmja rritje çmimi që ka ndodhur në periudhën e qeverisjes sonë i takon vitit 2015 kur hymë në reformën e energjisë dhe aty jo vetëm që çmimi u vendos në një pikë që nuk e mbulon koston, por në funksion të konsumatorëve familjarë dhe të biznesit të vogël dhe nga ana tjetër, diferenca mes çmimit të vjetër dhe të riut në atë kohë për rreth 200 mijë individë dhe familje paguhet sot e gjithë ditën nga shteti. Pra, pensionistë, familje në ndihmë ekonomike marrin nga shteti rreth 30 mln dollarë çdo vit, si kompensim për atë rritje mes çmimit të vjetër dhe çmimit të ri. Bëni llogari.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull