Sinoptikania parashikon si pritet të jetë moti gjatë muajit tetor dhe si do të lëvizin temperaturat

2 Minuta Lexim

Meteorologia Lajda Porja parashikoi sot se gjatë muajit tetor do të kemi edhe dy episode të tjera reshjesh shiu, ndërsa temperaturat do të jenë në vlerat normale të vjeshtës.

Gjithashtu Porja parashikoi se fundjava do të jetë e ftohtë në zonat malore, por nuk do të ketë përmbytje.

“Nuk do kemi probleme. Nuk kemi rrezik për përmbytje. Vlerat minimale sot shkojnë dhe në 4 gradë në zonat malore. Maksimalet pritet jo më shumë se 23-24 gradë në fundjavë. Jemi në vlerat tipike të vjeshtës, nuk është se kemi anomali.

Fundjava e freskët, në zonat malore e ftohtë. Reshjet do të jenë të pranishme, do të jenë në sasi të pakta. Nuk do ketë shira në sasi të konsiderueshme deri të martën e të mërkurën”, tha sinoptikania.

Ajo shtoi më tej se tetori nuk do jetë i ngjashëm me shtatorin për nga reshjet, por se do të jenë të mjaftueshme.

“Shtatori është mbyllur si një muaj i thatë. Ka qenë një periudhë e gjatë, ishte e pritshme ta kishim në shtator. Tetori paraqitet disi më ndryshe. Patëm një sistem me reshje. Pritet të kemi dhe dy episode të tjera, 15-ditëshin e dytë. Shpresat janë që të kemi reshje në të gjithë territorin. Nuk do jenë homogjene, që të kemi shumë ditë me reshje, por të mjaftueshme. Zonat veriore dhe veriperëndimore nga ana klimatike marrin reshje. Fatmirësisht këto ditë ka pas reshje dhe në Mal të Zi. Dy episode të tjera me reshje në muajin tetor. Reshje do të ketë, të paktën tetori nuk do jetë i ngjashëm me shtatorin”, tha ajo.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull