Komunitet shqiptar, malazez dhe boshnjak në ShBA bëhen bashkë, letër administratës

2 Minuta Lexim

Apeli pan-ballkanik i diasporave shqiptare, të Bosnjës, dhe malazeze në SHBA, kanë shprehur kolektivisht, shqetësimin dhe alarmin e komuniteteve në lidhje me rritjen e militantizmit të qeverisë së Serbisë ndaj Kosovës, por gjithashtu, gjithnjë e më shumë, ndaj Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi.

Ata përmes një letre që i kanë dërguar edhe sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, kanë bërë thirrje që të ringjallin zgjerimin e NATO-s veçanërisht në Bosnjë dhe Kosovë.

“Apeli pan-ballkanik i diasporave shqiptare, të Bosnjës, dhe malazeze, shprehë, kolektivisht, shqetësimin dhe alarmin e komuniteteve në lidhje me rritjen e militantizmit të qeverisë së Serbisë ndaj Kosovës, por gjithashtu, gjithnjë e më shumë, ndaj Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi. Ata vlerësojnë se kjo përbën një çështje shqetësuese për ShBA-në sepse rrezikon drejtpërdrejt paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe me atë, paqen në Evropë në tërësi. Organizatat dhe komunitetet kanë ndërmarrë këtë thirrje të përbashkët historike duke vlerësuar se, siç thuhet në letër, ‘natyra e kërcënimit është aq i madh sa ne kemi pranuar se vetëm veprimi ynë kolektiv mund të parandalojë regjimin Vuçiq nga realizimi i makinacioneve të tij më të liga’. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje udhëheqësve amerikanë që të ringjallin zgjerimin e NATO-s si një përparësi për rajonin, veçanërisht në lidhje me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën. Përfshirja e këtyre dy politikave në aleancën Atlantike do të përjashtonte përfundimisht kërcënimin e agresionit serb (ose rus), dhe më në fund do të lejonte që përparësitë socio-ekonomike të dilnin në pah. Letra iu është drejtuar anëtarëve të Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, anëtarëve të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe Jake Sullivan, asistentit të presidentit Joe Biden për Çështjet e Sigurisë Kombëtare”, thuhet në letrën e tyre./Koha.net

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull