GJKKO rrëzon kërkesën e Llallës për pezullimin e dënimit me 2 vite burg

1 Minuta Lexim

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për pezullimin e dënimit me 2 vite burg.

Përmes avokatit të tij, Llalla kërkoi pezullimin e vendimit për denimin e tij me dy vite burg për akuzën e  fshehjes së pasurisë.

Avokati i tij, Sokol Hazizaj, e depozitoi kërkesën e Llallës në Gjykatën e Posaçme. Por GJKKO e ka rrëzuar kërkesën e tij për pezullimin dhe shtyrjen e vendimit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull