415 studentë të moshës 6 deri në 18 vjeç janë vetëvrarë në Japoni duke regjistruar kështu numrin më të lartë që nga viti shkollor 1974 .
Një numër rekord që nga viti 1974, kur vetëvrasjet e studentëve filluan të shtoheshin në vend.
Ajo që është e çuditshme dhe mister janë arsyet e vetëvrasjeve. Numri i vetëvrasjeve në vitin 2020 është 31% më i lartë se në vitin 2019, kur 317 studentë humbën jetën.
Një zëdhënës i Ministrisë së Arsimit të Japonisë tha se rritja e vetëvrasjeve të studentëve ishte “jashtëzakonisht shqetësuese”.
Përveç rritjes së shpejtë të vetëvrasjeve të nxënësve në vitin e kaluar shkollor, u vu re gjithashtu se deri në vitin 2020 më shumë se 190.000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme mungonin në shkollë për 30 ditë ose më shumë. Ky numër i mungesave është 8% më i lartë se vitin e kaluar shkollor.