Viti i ri akademik, rektori Hoxha: Ja çfarë do të ndodhë me studentët e pavaksinuar

3 Minuta Lexim

E hëna e 18 tetorit do të shënojë edhe nisjen e vitit të ri akademikë, për të gjitha ciklet e arsimit, përveç masterit të vitit të parë, proces i cili do të fillojë më 10 nëntor.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha deklaroi se studentëve dhe pedagogëve iu ka munguar mësimi në auditore, dhe se rikthimi do të bëhet duke respektuar të gjitha rregulloret.

Hoxha theksoi se mbi 50% e studentëve janë vaksinuar dhe studentët e pavaksinuar do të duhet të paraqesin test PCR.

“Çdo cikël studimi do të vijojë mësimin më 18 tetor, ndërsa masteri i vitit të parë, do të nisë më 10 nëntor. Universiteti i Tiranës është ai që ka numrin më të madh të studentëve. Ne jemi në procesin e ndërgjegjësimit të nevojës për vaksinim dhe për të vazhduar mësimin në kushtet normale. Ka 2 vite e ca që studentët tanë nuk frekuentojnë audotiret. Mësimi online, edhe pse është përmirësuar në mënyrë cilësore dhe komunikimi student-pedagog ka qenë i mirë, gjithsesi ky lloj komunikimi, nuk është ai normali, kështu që ajo që kemi konstatuar është dhe një dëshirë, padurim që studentët t’i kthehen auditorit. Studentët që vijnë për herë të parë në universitet janë më të vaksinuarit. Kemi mundësinë duke iu rikthyer normalitetit. Do të shikojmë se si do të jetë situata më tej. Ne nuk jemi organe kompetente për të parashikuar shpërndarjen, por duke parë dhe eksperiencën e vendeve të tjera, afër dhe larg nesh, auditoret janë të hapura dhe programet mësimore po zhvillohen normalisht. Data e fillimit akademik ishte data 11, por me kërkesë të konferencës së rektorëve, iu kërkua Ministrisë së Arsimit që të shtyhet data e fillimit akademik, që edhe institucionet e arsimit të lartë të bëheshin gati, por edhe studentët kishin kohë të akomodoheshin. Ajo që kemi vendosur sot, është që ky vit akademik, një pjesë e mirë e programeve tona, për një pjesë të studentëve do të zhvillohet në gjuhë të huaj dhe ajo do të jetë anglisht, me qëllim që ne të kemi mundësi që një pjesë të studentëve të përgatisim me programet në gjuhë të huaj, që të kemi mundësi që modelitete të studentëve që kemi më tepër nga brenda jashtë, pra studentë që shkojnë jashtë, kështu do të kemi mundësi që studentë të huaj të ndjekin studimet te ne.”

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull