Zjarri në banesën që u dogj në katin e trete të një pallati në Unazën e Re mund të jetë vendosur nga vetë djali I familjes.
Klodian Osmënaj I cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekeve vuante nga depresioni.
Dyshohet se ai ka ndezur zjarrin në shtëpi në orën 05:55, aq më teper që paraprakisht nuk janë konstatuar rrjedhje gazi apo bombola.
Flakët që përfshinë banesën detyruan Hava Osmënaj dhe djalin e saj Klodianin të hidheshin nga kati I trete.
Për pasojë Hava Osmënaj 62 vjece gjeti vdekjen ndërsa djali I saj Klodiani është në spital.