Ambasadori i BE, Luigi Soreca në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama ka komentuar progresraportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.
“Shqipëria i ka përmbushur kushtet për mbajtjen e konfrencës së parë ndërqeveritare, e cila duam që të mbahet brenda këtij viti. Po bëhet shumë punë me të gjitha shtetet anëtare”, tha ambasadori.
“Janë dhënë meritat aty ku meritoheshin, dhe janë dhënë kritika aty ku kërkohet të bëhet më shumë përparim. Në raport thuhet se pavarësisht sfidave, Shqipëria ka vijuar përpara me reformat, Shqipëria i ka përmbushur kushtet për mbajtjen e konfrencës së parë ndërqeveritare, e cila duam që të mbahet brenda këtij viti. Po bëhet shumë punë me të gjitha shtetet anëtare.
Ka përparim në Reformën në Drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe duke marrë pjesë në mënyrë aktive në disa aksione. Ne presim që të ketë ecuri më tej në këtë pikë. Në raport thuhet qartë se Shqipëria është në përputhje me BE sa i takon politikës së jashtme.
Më lejoni që të flas për një cështje që ka shqetësime, siç është liria e fjalës, baltosja dhe fushata e shpifjeve ndaj gazetarëve nuk duhet të vijojë, duhet të ketë vetërregullim të mediave online. Duhet të angazhohen në ligjin për median, në bazë të rekomandimeve të Venecias.
Një tjetër pikë që ka ende punë për të bërë është ajo për ligjet për pakicat.
Është shumë e rëndësishme që pas krizës ekonomike, të ketë ndërhyrje të qeverisë dhe të Bankës për tregun. Është vendimtare që Shqipëria të përparojë në: zgjatjen e afateve të vetingut, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, janë çështje me interes strategjik për qytetarët shqiptarë.
Ne jemi besimplotë që si qeveria ashtu dhe Kuvendi, dhe të gjithë faktorët e tjerë të çojnë përpara reformat”, shprehet Soreca.