RUSI – Rritja alarmante e rasteve me covid19 ka detyruar autoritetet në Rusi të marrin masa të ashpra.
Reuters shkruan se presidenti Vladimir Putin njoftoi një javë pushim prej 30 tetorit, si mundësia e fundit për të frenuar përhapjen e shpejtë të virusit të vend.
Vetëm të mërkurë, autoritetet shëndetësore ruse raportuan për 1,028 viktima nga koronavirusi, shifra më e lartë në Rusi që prej fillimit të pandemisë.
“Tani për tani, është e rëndësishme që të zvogëlohet kulmi i valës së re të pandemisë”, tha Putin.
Putin tha se kjo periudhë, nga 30 tetori deri më 7 nëntor, mund të zgjatet për rajone të caktuara.