Mbyllen dy kryqezime te rendesishme qarkullimi ne segmentin Fier-Lushnje, te njohur si “Klubi i Shoferit” dhe kryqezimi i Vajkanit.
Këtë të premte, janë vendosur barrierat metalike për të bllokuar kalimin e automjeteve. Ky kryqëzim ka qenë shpesh herë burim aksidentesh fatale, per kete arsye eshte marre vendimi per mbylljen e tyre.
Nderhyrja ka sjelle irritim per perdoruesit e rruges pasi tani ata duhet te bejne 7 apo 10 km shtese per te kthyer ne destinacion. Nje nderhyrje e tille do te duhej te behej pas funksionimit te mbikalimeve te cilat jane jashte funksionit pasi nuk kane perfunduar.
Gjate bllokimit te rruges punonjesit e firmes jane assistuar nga policia per te shmangur ndonje incident te mundshem me banore te zones dhe biznesmene te cilet preken ne menyre direkte dhe te padrejte nga bllokimi i kryqezimeve.
Nga ky bllokim preken biznese dhe mbi 40-50 mije banore pergjate aksit. Situata perkeqesohet edhe nga fakti qe ne zone mungojne edhe mbikalimet.