Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas raporteve të World Justice Project, si dhe BERZH dhe Bankës Botërore, që e rendisin Shqipërinë ndër vendet me nivelin më të lartë të korrupsionit dhe rryshfetit, por edhe në vendin me nivelin më të ulët të sundimit të ligjit.
Në koment të gjetjeve të raportuara nga tre institucionet presticioze ndërkombëtare, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Lulzim Basha shkruan se nevojitet vendosmëri për t’u përballur me autokratët e korruptuar të Ballkanit Perëndimor.
Renditja e Shqipërisë sipas World Justice Project, si dhe BB dhe BERZH:
- Sundimi i ligjit: Midis Kazakistanit dhe Afganistanit.
- . Indeksi i Korrupsionit: Midis Egjiptit dhe Zambias.
- Niveli i ryshfetit: Midis Zambisë dhe Marokut.