Presidenti Ilir Meta ka reaguar për helmimin e banorëve në Krujë, ku më shumë se 300 persona janë paraqitur me shenja helmimi në spitalin e qytetit.
Ndërsa iu uron shërim të shpejtë qytetarëve të helmuar, kreu i shtetit ka kërkuar që kjo situatë, të cilën e ka konsideruar – alarmante, të trajtohet me shumë përgjegjësi dhe seriozitet nga institucionet shtetërore.
“Me shqetësim po përcjell helmimin në masë të banorëve të Krujës, një situatë alarmante, që duhet trajtuar me shumë përgjegjësi dhe seriozitet nga institucionet shtetërore përgjegjëse për shëndetin publik, por edhe nga drejtësia. Qytetarëve të helmuar, ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të rënda dhe afatgjata, si dhe ju shpreh familjeve të tyre të gjithë solidaritetin! Mbështes dhe përgëzoj ekipet mjekësore për kujdesin dhe profesionalizimin e dëshmuar derimë tani dhe i nxis shërbimet shëndetësore epidemiologjike dhe ato të mjekësisë ligjore të zbardhin sa më parë burim shkakun dhe shkaktarët dhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje të rëndë, që përbën një kërcënim serioz për jetët njerëzore dhe Sigurinë Kombëtare.