Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka kthyer sërish kërkesën e SPAK për të kaluar për gjykim çështjen e ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, i cili akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë. GJKKO e ka rikthyer çështjen sërish për hetim për të ribërë edhe njëherë ekspertizën financiare të Fatos Lulos por këtë herë me një ekspert të pavarur. Ndërkohë që si afat ka lënë datën 1 dhjetor.
Sipas SPAK, Fatos Lulo ka pasur mungesë të ardhurash për pronat dhe fshehje pasurie. Më 3 gusht 2021, SPAK dërgoi për gjykim në GJKKO, Fatos Lulon pas përfundimit të hetimeve për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.