Një fshat i largët malor në nënprefekturën e Gramshit duke se do “prekë” ëndërrën e tij. Qëkurse janë vendosur në këto shpate malesh, ata asfaltin e kanë parë si ëndërr. Rurga, që nis nga qyteti i Gramshit drejt fshatit Skënderbegas, është duke u asfaltuar. Sipas burimeve nga pushteti vendor, vijojnë me ritme të larta punimet në Lotin 2 të rrugës Gramsh – Skënderbegas. Ky aks rrugor do tu shërbejë banorëve dhe shtimit të numrit të turistëve në këtë zonë. Sipas drejtuesit politik të këtij Qarku, Damian Gjiknuri, “edhe në këtë mandat të tretë vëmendja e qeverisë për Qarkun e Elbasanit, do të shtohet, përsa i përket përmirësimit të infrastrukturës rrugore” dhe sketorëve të tjerë jëtikë.
Besim Dybeli