Në Rajonin e Ballkanit nuk ka vetëm dy kombe dhe asnjë prej tyre nuk është superior ndaj të tjerëve….Edi Rama mund të kuptonte se edhe indirekt protagonizmi i tij nuk lehtëson “Ballkanin e Hapur” por i hedh benzinë ringjalljes së tensioneve nacionaliste…
Nga Arben MALAJ *-
“Ballkani i hapur” mbahet i mbyllur nga megalomania dhe dështimet e protagonistëve mediatikë”. Rama promovon kontributet si kombe kur thekson se shqiptarët dhe serbët duhet të bëjnë atë që bëjnë francezët dhe gjermanët për BE-në. Franca dhe Gjermania kontribuan në projektin e BE-së si shtete, jo si kombe. Në Ballkan nuk ka vetëm dy kombe dhe asnjë prej tyre nuk është superior ndaj te tjereve.
Nëse do të kishte një memo nga këshilltarët me vetëm një paragraf nga fjalimi i Çurçillit më 19 tetor 1949, kur ai apelonte, “Le të lindë Evropa!” dhe theksonte se:
Shpëtimi i njerëzve të thjeshtë të çdo race dhe çdo vendi nga lufta dhe robëria duhet të vendoset mbi baza të forta dhe duhet të vendoset nga gatishmëria e të gjithë burrave dhe grave për të vdekur në vend që t’i nënshtrohen tiranisë. Në këtë punë urgjente, Franca dhe Gjermania duhet të marrin drejtimin së bashku.
Britania e Madhe, Commonwealth Britanik, Amerika e fuqishme besoj dhe Rusia Sovjetike, sepse atëherë vërtet gjithçka do të ishte mirë, ata duhet të ishin miqtë dhe sponsorët e Evropës së re dhe kampionët e së drejtës për jetën”, Rama mund te kuptonte se edhe indirekt protagonizmi i tij nuk lehteson “Ballkanin e Hapur” por i hedh benzinë ringjalljes së tensioneve nacionaliste në Ballkan.
Paqja vjen vetëm kur palët ndërluftuese ulen në tryezën, kur humbësit me vetdije nën peshën e pergjegjesisë se krimeve te kryera, kthehen nga nxitës të konflikteve dhe luftërave në promovues dhe garantues të vizionit dhe projektit të paqes.
Në nismat spontane të Ramës dhe Vucic për “Shengen Ballkanik” apo “Ballkan të hapur” takohen lider te vendeve që nuk kanë luftuar kundër njëri-tjetrit pas viteve 90-të.
Në veri të Kosovës po ndodhin veprime kërcenuese deri për ndërhyrje të armatosur nga Serbia – fjalët tregojnë se sa larg janë qëndrimet provokuese dhe konflikt nxitese te Vucic dhe lidershipit serb nga hapja dhe paqja e qëndrueshme në Balkan.
Vucic nuk ka bërë asgjë të përbashkët në vizion dhe hapa konkretë nga ajo që bëri lidershipi gjermane per themelimin e BE-se, pasi humbi Luftën e Dytë Botërore.
Nuk e kam konsideruar asnjë Kryeministër të vendit tim tradhtar, kur ai sinqerisht apelon për thellimin apo zgjerimin e integrimit ekonomik brenda dhe ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por si qytetar dhe si studiues i integrimit dhe promovimit të integrimit evropian – shqetësohem kur synimet pozitive defomohen dhe dështojnë nga padija, pa qartesia dhe aq me keq nga mellagomania deri galektike.
* Profesor Doktor, ish deputet dhe ministër i ekonomi-financave gjatë qeverisjes së socialistëve, ekspert i fushës. Titulli është i Arberia News. net/