Problematika kryesore është se bosët e krimit shqiptarë janë të vendosur atje, bëjnë takime me këngëtare, me politikanë dhe po e drejtojnë aktivitetin kriminal nga Dubai. Ato e drejtojnë një trafik që nis nga Amerika Latine, për në Bashkimin Evropian…
Emiratet e Bashkua janë kthyer në vendstrehimin e grupeve dhe bosëve të përfshirë në botën e krimit. Gazetari investigativ Artan Hoxha në fjalën e tij ka theksuar se Dubai tashmë është kthyer në vendin që ofron luksin e frenuar për personazhet e botës së krimit të cilët nuk japin llogari për paratë që kanë.
“Nga fillimi i dekadës nga viti 2011-2012 kur në Dubai shpërtheu si burim i turizmit shumë personazhe të showbizit filluan ta frekuentonin për hobi, për ta parë, për të qenë larg kundërshtarëve të tyre pasi ishin të lirshëm. Aty panë se po krijohej një destinacion i ri botëror ku mund të bëjë jetë luksi dhe mund të shkoje me para që askush nuk të kërkonte llogari sesi i kishe fituar, me të vetmin kusht që të mos ishe i implikuar në ngjarje kriminale që kishin të bëjnë me terrorizmin dhe të mos bëje aktivitete kriminale brenda Emirateve të Bashkuara. Arrestimet e bërë kohët e fundit e treguan qartazi këtë dhe kush personazhe ishin atje. Këto personazhe dinë dhe një gjë tjetër se ekstradimi nga Emiratete e Bashkuara, nëse kanë investuar atje nuk i ke sjellë probleme shtetit dhe ke një pasaportë të vendeve të BE-së. Ndaj shumë personazhe të botës së krimit që janë kapur atje nuk është bërë ekstradim për në vendin tonë.
Ndër të tjera gazetari ka theksuar se bosët e grupeve kriminale, tashmë kanë krijuar vendqëndrimet e tyre në Dubai dhe po e drejtojnë nga andej aktivitetin e tyre kriminal.
Hoxha në Abc ka theksuar se bosët e shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare të vendosur në Dubai bashkë me familjet zhvillojnë takime me politikanë, personazhe të showbizit dhe drejtojnë aktivitetin e tyre pa u përballur me drejtësisë.
“Po të shikosh pjesa dërrmuese e grupe të krimit të organizuar që merren me trafikun e kokainës kryesisht ato që kanë lidhje me Amerikën Latine, direkt me origjinën e kokainës, janë të përqendruar në Dubai, dhe nuk janë vetëm bosët aty por edhe familjet e tyre. Sipas raportit që ka DASH sot në Dubai gjenden ish autokratë, diktatorë, kryeministra, ish kryeministra të botës së tretë që kanë pasur probleme me drejtësinë në vendin e tyre dhe janë vendosur e po jetojnë aty, në Dubai gjithashtu gjenden personazhe të krimit të organizuar, jo vetëm shqiptarë. Shqiptarët mund të jenë ndër të fundit që kanë shkuar atje.
Problematika kryesore është se bosët e krimit shqiptarë janë të vendosur atje, bëjnë takime me këngëtare, me politikanë dhe po e drejtojnë aktivitetin kriminal nga Dubai. Ato e drejtojnë një trafik që nis nga Amerika Latine, për në Bashkimin Evropian. Ato nga Dubai bëjnë rekrutimin e anëtareve të rinj nga Shqipëria”, është shprehur ndër të tjera gazetari Hoxha, gjatë bisedës në televizionin “ABC”.