Horoskopi ditor, 13 nëntor 2021

3 Minuta Lexim

Dashi

Ditën e sotme do të keni takime interesante për shkak të ndikimit të mirë të Hënës. Në punë, do ia dilni të realizoni projektet tuaja pa u ndikuar shumë nga paratë.

Demi

Në dashuri, jepini rëndësi njohjeve ose takimeve që kanë nisur në mes të nëntorit. Në punë nëse keni një projekt që përfshin kontakt me publikun, prisni muajt e ardhshëm për të parë rezultate.

Binjakët

Në dashuri, kjo e shtunë do të sjellë keqkuptime por do të jenë të parëndësishme, ndaj mos rrezikoni me debatet. Në punë, 48 orët e ardhshme do të jenë për të reflektuar në lidhje me projektet e ardhshme.

Gaforrja

Në dashuri, Hëna do të ndikojë që këtë fundjavë të përjetoni situata interesante. Në punë është koha e duhur për të kërkuar një takim në funksion të projekteve të reja.

Luani

Në dashuri mund të zgjidhni një problem që ju ka lindur së fundmi. Ndërsa në punë, jepini rëndësi marrëdhënieve profesionale. Duhet të rishikoni cdo gjë që lidhet me financat.

Virgjeresha

Këtë të shtunë do të ndiheni tepër nervoz, por mundohuni të mos shfryni nervat e javës tek partneri/partnerja. Ndërsa në punë, për ata që janë në kontakt me publikun kjo është një periudhë e favorshme.

Peshorja

Në dashuri, këtë fundjavë do të shijoni qetësinë, por nuk do të mungojnë debatet. Në punë, këto ditë përgjegjësitë nuk mungojnë por duket se nuk jeni rehat me ambientin që ju rrethon.

Akrepi

Falë ndikimit të hënës, mund të keni një takim të vecantë që mund të ndryshojë jetën tuaj. Në punë nëse keni në plan të realizoni një projekt, mos kini frikë.

Shigjetari

Në dashuri, çiftet që kanë pasur probleme së fundmi duhet të kenë shumë durim. Ruani qetësinë që të arrini në një zgjidhje. Në punë, përpiquni të mbani larg njerëzit që janë të mërzitshëm.

Bricjapi

Në dashuri keni nevojë për pak relaks, dy ditët e ardhshme duhet të përpiqeni t’i ndani me të dashurin tuaj. Në punë duhet të përpiqeni të kufizoni pak sjelljen e tensionuar.

Ujori

Këto ditë ju ftojnë të jepni sa më shumë dashuri dhe të debatoni për asgjë. Nëse keni një punë që lidhet me komunikimin, ky është një moment i mirë për të bërë disa zgjedhje të rëndësishme.

Peshqit

Këtë fundjavë ka lindur një dëshirë e madhe tek ju. Bëni mirë t’ia shprehni atij/asaj që ju bën të ndiheni ndryshe. Pritet të keni shpenzime më të larta për shtëpinë. Mund të jeni duke menduar që të ndërroni apartament ose të bëni investime sepse do të zgjeroni familjen.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull