E zhveshur dhe me kryqin në dorë, infermierja me COVID-19 sulmon kolegët në spital

1 Minuta Lexim

Greqi- Një skenë e paimagjinueshme, e frikëshme por edhe e pazakontë është regjistruar në një spital në Lamia.

SIipas mediave greke një 52 vjeçare ka dalë e zhveshur nëpër spital duke mbajtur një kryq në dorë.

Bëhet me dije se pacientja 52 vjeçare, e infektuar me koronavirus punonte si infermiere në spitalin ku po trajtohej aktualisht.

52-vjeçarja identitetit i të cilës ende nuk është bërë i ditur ishte pezulluar nga puna për shkak se nuk ishte vaksinuar kundër Covid-19.

Teka ishte duke marrë mjekimet e nevojshme situata ka dalë jashtë kontrollit, pasi gruaja ka dalë e  zhveshur në korridorin e spitalit duke mbajtur një kryq dhe ka sulmuar punonjësit e turnit.

Sipas informacioneve nga mediat vendase, për shkak të situatës së tensionuar, stafi mjekësor është detyruar të kërkojë ndihmën e policisë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull