Prifti përdhunon 34-vjeçaren, detyron edhe një adoleshent të kryejë marrëdhënie me të

1 Minuta Lexim

GREQI – Një ngjarje shokuese është regjistruar në Greqi, ku raportohet se një prift në Chania ka përdhunuar një 34-vjeçare dhe më pas e ka detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale edhe me një të mitur.

Mediat greke shkruajnë se prifti e ka detyruar adoleshentin të kryejë marrëdhënie me 34 vjeçaren në prani të tij. Gruaja e abuzuar është me origjinë nga Polonia. Sipas dëshmisë së gruas, rreth 8 muaj më parë, prifti 47-vjeçar e kishte dhunuar, por nuk e kishte denoncuar.

Duke hetuar rastin, autoritetet policore filluan të zbardhin çështjen. 47-vjeçari i akuzuar për përdhunimin e 34-vjeçares është një ish-prift në prefekturën e Chanias, i cili është shkarkuar nga puna. Ish-prifti dyshohet se kishte lidhje me gruan dhe pasi u ndanë, tetë muaj më parë, ai e ftoi atë në një vend për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis tyre.

Kur 34 vjeçarja shkoi në vendin që i kishte thënë, 47-vjeçari e mbylli me kyç dhe më pas thirri dikë tjetër, i cili me urdhër të priftit e përdhunoi. Nga hetimi i autoriteteve së Chanias, i mituri që dyshohet se e ka dhunuar është identifikuar menjëherë nga policia. Bëhet fjalë për një rom 17-vjeçar.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull