Në gjykatën e Fierit do të jepet sot masa e sigurisë për mostrën Klodian Çalamani, i cili vrau vogëlushin 8-vjeçar në Fierit, Mateo Vasiu.
Familjarët e vogëlushit kanë shkuar sot në ambientet e gjykatës dhe po tentojnë të hyjnë me forcë brenda ambienteve. Është dashur ndërhyrja e policisë për t’i ndaluar, teksa vëllai dhe nëna mes lotësh tentojnë të futen në sallë.
Familjarët kanë hyrë me forcë në Gjykatë, duke marrë përpara policinë, teksa dëgjohet nëna duke i thënë autorit: Qen, duam drejtësi. Ma masakrove djalin.