FIER – Tensionet e krijuara në gjykatën e Fierit për orë të tëra nga familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, që u vra barbarisht nga fqinji i tij, kanë detyruar gjykatën të japë masën e sigurisë në mungesë për Klodian Çalamanin.
Monstra që vrau 8 vjeçarin u dënua me “Arrest me burg”, por familjarët nuk janë të kënaqur. Ata kërkojnë që Çalamani të dënohet me varje, ndërsa ka nisur edhe firmosja e një peticioni.
“Le të vijnë tek gjykata. Kush të jetë pro rikthimit të vendimit me varje”, tha një nga familjarët e viktimës.
Firmosjes së peticionit iu bashkuan edhe gazetarët, si dhe qytetarë të shumtë. Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se është e pamundur që në Shqipëri të rikthehet vendimi me vdekje, pasi kjo bie ndesh me praktikën e BE.