E mitura në Fier denoncon 63-vjeçarin: Më ka ngacmuar seksualisht

1 Minuta Lexim

Policia e Fierit ka proceduar penalisht një 63-vjeçar pas një denoncimi të kryer nga një 13-vjeçare.

E mitura ka denoncuar shtetasin me iniciale F,M pasi sipas saj para një viti e gjysëm ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin F. M., 63 vjeç, banues në Patos, pasi një shtetase 13-vjeçe kallëzon se para një viti e gjysëm ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull