Çfarë është kultura?

11 Minuta Lexim

Nga Kim Ann Zimmermann Stephanie Pappas-

Me termin kulturë kuptojmë zakonisht tiparet dhe dijet e një grupi të caktuar njerëzish, duke përfshirë gjuhën, fenë, kuzhinën, zakonet shoqërore, muzikën dhe artet. Qendra për Hulumtime të Avancuara mbi Përvetësimin e Gjuhëve, shkon një hap më tej, duke përkufizuar kulturën si modelet e përbashkëta të sjelljeve dhe bashkëveprimit, si konstrukte njohëse dhe të  kuptuarit, që janë të mësuar nga socializimi.

Kësisoj, kultura mund të shihet si rritja e një identiteti grupor, e nxitur nga modele shoqërore unike për grupin.“Kultura përfshin fenë, ushqimin, atë çfarë veshim, si e veshim, gjuhën qëflasim, martesën, muzikën, atë që ne besojmë se është e drejtë apo e gabuar, si ulemi në tryezë, si i përshëndesim vizitorët, si sillemi me njerëzit e dashur, dhe një milion gjëra të tjera”- thotë Kristina De Rosi, antropologe në Kolegjin Barnet dhe Sauthgejt në Londër.

Fjala kulturë rrjedh nga një term francez, që nga ana e tij buron nga termi latin colereqë do të thotë të kujdesesh për tokën, të kultivosh. Termi kulturë perëndimore” i referohet kulturës së vendeve evropiane, si dhe atyre që janë ndikuar shumë nga emigracioni evropian, si Shtetet e Bashkuara.

Kultura perëndimore i ka rrënjët në periudhën klasike të epokës greko-romake (shek.IV dhe V Para Krishtit) dhe ngritja e Krishterimit në shekullin XIV-të. Elementë të tjerë të kulturës perëndimore përfshijnë grupet etnike dhe gjuhësore latine, kelte, gjermanike dhe helene.

Çdo numër ngjarjesh historike, ka ndihmuar në formësimin e kulturës perëndimore gjatë 2500 viteve të fundit. Rënia e Perandorisë Romakee lidhur shpesh me vitin 476, i hapi rrugën krijimit të një serie shtetesh në Evropë, shpeshherë ndërluftuese midis tyre thotë historiani i Universitetit të StenforditUollter Shidëll.

Vdekja e Zezë (pandemia e murtajës) viteve 1300 e reduktoi me 1/3 popullsinë e Evropës, duke rindërtuar me shpejtësi shoqërinë evropianeHistoriani i Universitetit Shtetëror të OhajosXhon Brukthotë se si pasojë e asaj pandemie, Krishterimi si fe u bë më i fortë në Evropë, duke pasur një fokus më të madhe tek temat apokaliptike.

Të mbijetuarit në shtresën e punëtorëve fituan më shumë pushtet, pasi elitat u detyruan t’ipaguanin më shumë, për shkak të krahu të punës të reduktuar ndjeshëm. Dhe ndërprerja e rrugëve tregtare midis Lindjes dhe Perëndimit, shkaktoi eksplorime të reja, dhe në fund, inkursionin e evropianëve në Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut.

Kultura lindore, i referohet në përgjithësi normave sociale të vendeve në Azinë e Largët Lindore (duke përfshirë Kinën, Japoninë, Vietnamin, Korenë e Veriut dhe atë të Jugut), dhe nënkontinentin Indian. Ashtu si ajo perëndimoreedhe kultura lindore u ndikua shumë nga feja gjatë zhvillimit të saj të hershëm, por gjithashtu edhe nga kultivimi i orizit.

Në kulturën lindore ka në përgjithësi më pak dallim midis shoqërisë laike dhe filozofisë fetare, sesa në Perëndim. Megjithatë, ajo përfshin një gamë të madhe traditash dhe historish. Për shembull, Budizmi i ka fillesat në Indi, por ai u tejkalua kryesisht nga Hinduizmi pas shekullit XII-të.

sisojHinduizmi u bë një shtytës kryesor i kulturës në Indi, ndërsa Budizmi vazhdoi të ushtronte ndikim në Kinë dhe Japoni. Idetë kulturore paraekzistuese në këto zona, ndikuan edhe  besimet fetare Për shembull, budizmi kinez është huazuar nga filozofia e taoizmit, e cila e vë theksin tek dhembshuria dhe përulësia.

Ndërveprimet shekullore – paqësore dhe agresive – në këtë rajonçuan në ndikimin e këtyre kulturave tek njëra-tjetrën. Për shembull Japonia, kontrolloi ose pushtoi Korenë në njëfarë forme midis viteve 18761945. Gjatë kësaj kohe, shumë koreanëve iu bë presion ose u detyruan të hiqnin dorë nga emrat e tyre, për të marrë mbiemra japonezë.

Shumë nga kombet spanjisht-folëse, konsiderohen si pjesë e kulturës latine, ndërsa rajoni gjeografik është shumë madh. Amerika Latine përkufizohet në mënyrë tipike si një territor i madh që shtrihet në pjesë të Amerikës Qendrore, Amerikës së Jugut dhe Meksikës, ku gjuhët mbizotëruese janë spanjishtja ose portugalishtja.

Në fillim termi Amerika Latine u përdor nga gjeografët francezë, për të bërë dallimin midis gjuhëve anglosanksone dhe atyre romane (me bazë latine). Kulturat latine janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra, dhe shumë prej tyre përziejnë traditat indigjene me gjuhën spanjolle, dhe katolicizmin e sjellë nga kolonizatorët spanjollë dhe ata portugezë.

Shumë prej këtyre kulturave u ndikuan gjithashtu nga kulturat afrikane, për shkak të afrikanëve të skllavëruar, që u sollën në Amerikë duke filluar nga vitet 1600. Këto ndikime janë veçanërisht të forta në Brazil dhe në vendet e ishujve Karaibe. Kultura latine vazhdon të zhvillohet dhe të përhapet.

Një shembull është Día de los Muertos, ose Dita e të Vdekurve, një festë kushtuar kujtimit të  vdekurve që kremtohet më 1 dhe 2 nëntor. Dita e të Vdekurve, daton që para kohës kurKristofor Kolombi zbarkoi në Amerikën e Veriut.

Por data aktuale u vendos nga kolonizatorët spanjollë, të cilët e shkrinë atë me Ditën e të Gjithë Shenjtorëve Katolike. Ndërkaq termi kulturë e Lindjes së Mesme”, përfshin një larmi të madhe praktikash kulturore, besimesh fetare dhe zakonesh të përditshme.

Rajoni është vendlindja e Judaizmit, Krishterimit dhe Islamit, dhe është shtëpia e dhjetëra gjuhëve, nga arabishtja në hebraisht, turqisht në pashtun. Ndërsa në Lindjen e Mesme ka njëdiversitet të madh fetar, feja mbizotëruese sipas shifrave është Islami.

Ai ka luajtur një rol të madh në zhvillimin kulturor të rajonit. Islami i ka fillesat në atë që sot është Arabia Saudite në fillim të shekullit VIIPor zgjerimi i madh i tij nisi pas vdekjes së themeluesit të fesë, Muhamedit, në vitin 632.

Disa pasues besonin se udhëheqësi i ardhshëm, duhet të ishte një nga miqtë dhe të besuarit e Muhamedit. Të tjerë besonin se lidershipi, duhet të kalonte përmes linjës së gjakut të Muhamedit. Kjo çoi në një përçarje midis myslimanëve shiitë, ata që besonin në rëndësinë e linjës së gjakut, dhe myslimanëve sunitëqë besonin se lidershipi nuk duhet të kalonte përmes familjes.

Sot, rreth 85 për qind e myslimanëve në botë janë sunitë. Ritualet dhe traditat e tyre ndryshojnë disi, dhe ndarjet midis dy grupeve nxisin shpesh konflikte. Kultura e Lindjes së Mesme, është ndikuar jo pak edhe nga Perandoria Osmane, e cila sundoi në rajon midis shekujve XIV-XX.

Afrika ka historinë më të gjatë të vendbanimeve njerëzore. Në fakt njeriu modern e ka origjinën nga atjeprej nga ku filloi të migrojnë në zona të tjera të botës rreth 60.000 vjet më parë. Por disa studiues besojnë se migrimi i parë mund të ketë ndodhur shumë më herët, 120.000 vjet më parë.

Ata mbërrijnë në këto përfundime duke studiuar gjenomet njerëzore nga kultura të ndryshme,për të gjurmuar ADN- në e tyre tek paraardhësit e përbashkët. Një nga tiparet kryesore të kulturës afrikane, është numri i madh i grupeve etnike në të 54 vendet e këtij kontinentit.

Për shembull vetëm Nigeria ka më shumë se 300 fise. Afrika ka importuar dhe eksportuar ndëshekuj kulturën e saj. Portet tregtare të Afrikës Lindore, përbënin një nyje lidhësethelbësore midis Lindjes dhe Perëndimit që në shekullin VII.

Afrika Veriperëndimore ka lidhje të forta me Lindjen e Mesme, ndërsa ajo SubSahariane kakarakteristika historike, fizike dhe sociale të ndryshme. Pavarësisht se si duket një kulturë, një gjë është e sigurt:kulturat ndryshojnë, ndaj është e vështirë përcaktimi i tyre sipas njëmënyre të vetme.

Marrë me shkurtime nga Livescience” – Bota.al

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull