Sali Berisha ka fshehur pasuritë e Shkëlzenit dhe të familjes, Lulzim Basha ka deklaruar vetëm rrogën e tij, duke fshehur të gjitha pasuritë, Monika Kryemadhi ka fshehur vlerën e vilës në Gjirin e Lalzit, Rama e komandon ILDKP-në si të dojë, ashtu siç komandonin më parë Berisha dhe Meta, Adriatik Llallën…
Nëpërmjet një publikimi “Pamfleti” ka raportuar fshehjen e pasurive reale të familjes presidenciale Meta, të familjeve Berisha, Basha dhe Rama, që në fillim të sesionit të ri parlamentar kanë bërë deklarim të rremë me mbushjen e formularit të pasurive që disponojnë. Deklarimi periodik i pasurive personale dhe familjare është një detyrim periodik që pushtetarët e bëjnë pranë Inspektorati i Lartë i Deklarimit e Kontrollit të Pasurive (ILDKP), institucion ky që ka detyrimin edhe të kontrollojë vërtetësinë e deklarimeve. Çdo dëshmi e remë nga ana e deklaruesve përbën vepër penale dhe i referohet Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit (SPAK), që atje ku ka dyshime të arsyeshme i thellon hetimet dhe rekomandon SPAK kalimin e çështjes për ndjekje. Pra Inspektoriati është porta e parë e fatit të deklaruesve, që për rastin e pushtetarëve të sipërpërmendur, “Pamfleti” vlerëson se kanë si “protektor” pikërisht ILDKP-në. Drejtuesja e të cilës, sipas të njejtit: “…është kthyer në zyrë e Kryeministrit”. Ja çfarë publikon portali në fjalë, nëpërmjet shkrimit me titull:” Pazari/ Berisha, Basha dhe Meta mashtrojnë me pasurinë, Rama ndalon ILDKP që t’i dërgojë në SPAK”.
“Monika Kryemadhi ka fshehur vlerën e vilës në Gjirin e Lalzit, për të mbuluar nga frika e SPAK një skemë të pastrimit të parave të korrupsionit dhe trafiqeve. Vila kushton disa milionë euro, ndërsa Monika dhe Ilir Meta e kanë paraqitur sikur e kanë shkëmbyer me disa dyqane tek pallati i tyre në Laprakë. Por, nga ana tjetër, Meta dhe Monika kanë deklaruar pastrimin e 250 mijë eurove me një dorë, me një vilë në Golem, të cilën e kanë blerë për 60 mijë USD në vitin 2003 dhe e kanë shitur 300 mijë euro në 2006.
Sali Berisha ka fshehur pasuritë e Shkëlzenit në deklaratë për të gjitha pasuritë e tij dhe të familjes, që ka dorëzuar në ILDKP. Lulzim Basha ka deklaruar vetëm rrogën e tij, duke fshehur të gjitha pasuritë dhe sidomos vilën ku banon aktualisht.
Me administrimin e këtyre deklaratave flagrante, të cilat janë prova kriminale, Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, duhet të dërgonte Berishën, Metën, Monikën dhe Bashën në SPAK për fshehje dhe mashtrim me pasuritë. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi ILDKP është kthyer në mburojë e pasurive të paligjshme të pushtetarëve.
Në shkurt të këtij viti, Edi Rama, përmes Kuvendit, emëroi në krye të ILDKP, Evgjeni Basharin, e cila ka qenë një sekretare e Shkëlqim Ganajt. Jo rastësisht, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha, jo vetëm nuk e kundërshtuan emërimin e Evgjeni Basharit, një grua anonime dhe pa profil, por e mbështetën në heshtje. Dhe frytet po i marrin tani.
Evgjeni Bashari nuk ka kallëzuar në SPAK Shkëlzenin, Metën, Monikën dhe Bashën për mashtrim me pasurinë, pasi nuk e ka lejuar Rama. ILDKP tashmë është kthyer si një zyrë në Kryeministri, që Rama e komandon si të dojë, ashtu siç komandonin më parë Berisha dhe Meta, Adriatik Llallën”.