Big Brother VIP, Arbër Hajdari i zhgënjyer nga Donaldi: Ai duhet të japë një shpjegim

2 Minuta Lexim

Opinionisti Arbër Hajdari dha këndvështrimin e tij rreth “çiftit” Beatrix-Donald, të cilët kanë shkaktuar mjaft diskutime ditëve të fundit si pasojë e afrimitetit që kanë treguar me njëri-tjetrin. Hajdari u shpreh i zhgënjyer nga Donaldi, pasi sipas tij ai duhej t’i kishte dërguar një sinjal Borës, që i kishte dhënë fund marrëdhënies me të dhe po krijonte ndjenja të tjera.

“Unë jam i zhgënjyer nga Donaldi sepse mendoj se ashtu siç gjeti rrugë për të dërguar mesazhe për njerëz të tjerë, kur ka kuptuar se tek ai kanë lindur ndjenja të tjera, të gjente një mënyrë për të dhënë një mesazh që mos më prit se kam mendje tjetër. Ky moment mund të gjendet dhe kur një kamera është vetëm apo tek dhoma e rrëfimit. Donaldi duhet të japë një shpjegim për një njeri që është jashtë.”

Ndërsa shoqja e Borës dhe Donaldit, Semi theksoi se fakti që ai nuk ka parë asnjë sinjalizim nga Bora, duke marrë parasysh natyrën e tij xheloze, ka bërë të mendojë se Bora nuk ka dashur të bëjë lëvizje drejt tij. Në fakt, Semi thekson se Bora ka dashur që ti çojë diçka brenda shtëpisë, në formën e sinjalit, por nuk është lejuar.Sipas saj, Donaldi është i inatosur nga e gjithë situata me Borën.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull