Qeveria duhet të bëjë publike të gjitha politikat dhe masat konkrete, duke mësuar nga dështimet në periudhat e mëparshme dhe duke bërë përmirësimet e nevojshme për t’i bërë ato sa më efektive…
Nga Arben MALAJ * –
Mbyllja graduale dhe e pjesshme e ekonomisë duket se është e pashmangshme. Ne duhet të mësohemi me bashkëjetesën e detyruar me pandemitë. Ne duhet të shmangim panikun në vetvete, në ambientet familjare dhe shoqërore, në qeverisjen e vendit dhe në komuniteitn e biznesit, kjo është vaksina më e mirë kundër pandimeve të reja.
Qeveria duhet të prezantojë sa më shpejt politika dhe masa konkrete për të ulur efektet e varfërisë dhe te nxis aktivitetit ekonomik.
Qeveria duhet të përmirësojë gjithçka që nuk funksionon mirë me paketet me parshme kundër efekteve negative te pandemise”
Rivendosja e masave kufizuese – kërkon veprim të shpejtë, të qartë dhe të vendosur nga qeveria në dy kolonitë kryesore : (i) vaksinimi dhe respektim i rregullave kufizues dhe (ii) ndihmë për individët dhe bizneset që do të preken mga mbyllja pjesore e ekonomise.
Për sa i përket kolones së parë – vaksinimit – kjo është thelbësore për të zvogëluar madhësinë, pasojat dhe kohëzgjatjen e masave kufizuese.
Individët dhe grupet që ngurrojnë apo edhe kundërshtojnë vaksinimin duhet të kenë parasysh se vetëm kohët e fundit gjykata kushtetuese e Gjermanise i konsideroj kushtetuese masat e qeverisë gjermane për të kufizuar disa të drejta në favor të garantimit të shëndetit publik, për të mbrojtur çdo individ. të tjera nga mos vaksinimi i një pjese te popullates Zvicra vendi model i qeverisjes demokratike me pjesëmarrje, forma me larte dhe me e drejteperdrejte jane referendumet, shkojë në referendum per vaksinimin e detyrueshem dhe shumica e popullit zviceran mbështeti dobinë e ndërhyrjes së qeverisë për të kërkuar vaksinimin e popullatës.
Sa i përket kolonës së dytë – siç theksoi kryeministri i Norvegjisë – duhet të përgatitemi se si të mbijetojmë shëndetshëm me pandemitë dhe jo se si do t’i mposhtim ato sa më shpejti
Rreziqet e shfaqjes dhe përsëritjes së pandemive duhet të trajtohen si një normalitet i ri i jetës sonë.
Por bashkëjetesa me pandemitë si normale do të kërkoj angazhim te qeverive kunder efekteve varferues te kufizimeve te aktivitetit ekonomik.
Do të kërkoj qeverisje efektive edhe për shëndetin dhe dinjitetin ekonomik të popujve.
Kjo kërkon që struktura, madhësia, vendosja e shpejtë dhe tërheqja e kujdesshme nga masat kundër krizës – të jenë në qendër të përgjegjësive të qeverisjes.
Qeveria shqiptare, menjëherë, pa vonesë, në bashkëpunim me qarqet akademike, komunitetin e biznesit, pushtetin vendor dhe median, duhet të krijoj sinergjine pozitive shoqerore anti krize.
Duhet të avancojë në procesin e vaksinimit për të siguruar reduktimin e kohëzgjatjes së epidemisë dhe njëkohësisht të bëjë efektive politikat, masat dhe efikasitetin e sistemin e mbrojtjes sociale.
Qeveria duhet të bëjë publike të gjitha politikat dhe masat konkrete, duke mësuar nga deshtimet ne periudhat e mëparshme dhe duke bërë përmirësimet e nevojshme për t’i bërë ato sa më efektive.
Presidenti Biden theksoj se : “Vend per shqetesim ka. Vend per panik jo”.
Lagarde, presidentia e Bankës Qendrore Evropiane qartësoi se perballë krizave te reja të pandemive jemi më të qartë, më të pregatitur dhe kemi gati politikat dhe mekanizimet ndërhyres anti krizë.
* Profesor Doktor, ish deputet dhe ministër i ekonomi-financave gjatë qeverisjes së socialistëve, ekspert i fushës. Titulli është i Arberia News. net