VIDEO/E pabesueshme, njihuni me 74-vjeçarin që mban me kokë makinën

2 Minuta Lexim

Personi i fuqishëm që ishte bërë i famshëm për balancimin e një veture Mini mbi kokën e tij thotë se dëshiron të arrijë 100 rekorde të botës para se të dalë në pension, raporton BBC.

“Kisha afro 165 kilogramë në kokën time. Një rrëshqitje dhe do të shembej sipër meje e me gjasë do të më shtypte e të më vriste”, tregon Evans për balancimin e makinës Mini couper mbi kokë.

John Evans 74-vjeçar, që nisi rekordet e tij si punonjës në ndërtimi, ka shtuar se përkushtimi dhe vullneti e kanë ndihmuar të tejkalojë sfidat.

Evans nga Derbyshire i Anglisë, thotë se ka mbledhur mbi 250 mijë paund për bamirësi, nga rekordet e tij të balancimit të gjërave mbi kokë, rekorde që e kanë dërguar nëpër botë.

“Kur ke gjërat të balancuara mbi kokë duket se nuk ka asgjë atje se thjeshtë je në parajsë. Thjeshtë po i balancon. E gjitha që mund të dëgjosh janë duartrokitjet nga adhuruesit. Mendon se për balancim të duhen dy sytë, por unë kam vetëm një. Si e bëj këtë?” – thotë Evans.

Ai tregon për fillimin e kësaj karriere. “Nisa nga mosha 17-18 vjeç. Punoja në ndërtim. Dhe ishte detyrë e imja të ngjitja tjegullat lart. E bëra një lloj kapele speciale për kokën time, mora 20 tjegulla dhe i ngjita lartë shkallëve. Dukej argëtuese për njerëzit, si diçka e cirkut. Më pas Guinessi më kontaktoi dhe më thanë se janë interesuar të më fusin në librin e rekordeve të Guinnessit”, ka treguar Evans.

John thotë se ka 98 rekorde të botës, përfshirë 50 që njihen nga Libri i Rekordeve të Guinnessit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull