Pastrimi i parave kriminale duket në çmimet e papërballueshme të pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe qytet e tjera të vendit…. Marrja e borxheve nga qeveria është një gropë e zezë për ekonominë e vendit…
Nga Arben MALAJ * –
Rasti me konkret është rritja e çmimeve e pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe qytet kryesore çka është një kosto shtesë për klasën e mesme. Me këtë rritje çmimesh të gjithë kategoritë janë të pamundura të përballojnë jetesën e shtrenjtë, dhe ne do shohim që kryeqendrat me kullat e mëdha do jenë shtëpitë e atyre që kanë vënë para kriminale e jo atyre që kanë vënë para nga puna e tyre.
Jemi i vetmi vend që ministrat e financave në mënyrë periodike gëzojnë vetëm kur marrin borxhe, jo vetëm tani. Krizat kanë treguar që rritja e borxhit tek individët, tek familja, tek biznesi e tek shteti është rritje që prodhon krizë. Njerëzit me konservatorë, për marrjen e borxheve, për përgjegjësinë e marrjes së borxheve duhet të jenë ministrat e financës.
Euforia e tyre dhe kënaqësia e tyre për rritjen e borxheve është gropë e zezë dhe barrë e rëndë për xhepat shqiptare”, shprehet ish-ministri. Deklaratat optimiste të Kryeministrit për rritjen e ekonomisë së vendit janë jo reale. Vetëm financimet euforike dhe lidershipet euforike rriten me shifra dyshifrore.