Një 67-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi akuzohet se ushtroi dhunë fizikë ndaj ish-dhëndrit të tij, si dhe e kërcënoi se do ta vriste me armë zjarri.
Pas marrjes së njoftimit se dy persona po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, uniformat blu kanë shkuar në adresën e dhënë, duke bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.
Më pas, shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e ish-vjehrrit, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 1 mitraloz, 2 kallashnikovë, një granatë dore me ndezës të montuar, 4 krehra dhe 3979 fishekë.