DETAJE/ U ekzekutua nga dy persona që po lëvizinin në këmbë, kush është biznesmeni i vrarë sot në Laç

2 Minuta Lexim

LAÇ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Laç.

Bëhet me dije se një person rreth 55-vjeç i identifikuar si Rakip Rroli por që njohej gjerësisht me emrin Pilot Rroli është ekzekutuar paraditen e sotme teksa teksa ishte duke drejtuar automjetin e tij në në zonën e Sanxhakut në Laç.

Burime bëjnë me dije se është qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të mjetit në lëvizje, teksa viktima ishte biznesmen i njohur në zonë. Rroli njihet si person edhe me precedent penal gjithashtu.

Mësohet se Rroli ka vuajtur dënimin në burgun e Shënkollit dhe pas lirimit nga burgu është marrë me biznes. Ai kishte në pronësi një firmë për përpunimin e drurit në qytetin e Laçit.

Deri më tani mësohet se autorët e këtij atentati kanë qenë 2, të cilët kanë qenë duke lëvizur me këmbë në momentin e vrasjes, mejithatë pritet zbardhja e hetimeve për të rindërtuar edhe njëherë skenën e krimit.

Mësohet se makina e viktimës ka ecur dhe për disa metra pas breshërisë së plumbave, dhe ka përplasur dy mjete të tjera.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:45, në Sanxhak, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi P.Rr, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull