Moti i keq shkakton probleme në disa akse rrugore dhe mungesë energjie në qarkun e Elbasanit

1 Minuta Lexim

Gjate natës si dhe paraditen e kësaj të shtune qarku Elbasan ka qene i perfshire nga reshje shiu te shumta ku disa here kane qene me intensitet te larte, dhe  ne lartesi mbi 1000 metra kemi reshje debore.

Në akset rrugore nacionale ka pasur prani të inerteve e aluvioneve, por qe nuk kane ndikuar ne qarkullimin e mjeteve, konkretisht në akset e mëposhtme:

Elbasan-Qafe Thane te kthesat e Murrashit, Gramsh-Moglice , Elbasan-Rrogozhine në segmentin Papër-Bishqem ndërsa në aksin Shirgjan -Kacivel ka pasur bllokim të njerës ane te aksit nga renia e nje masivi dheu.

Në aksin Librazhd -Stebleve ka prani debore 10 cm deri 20 cm ne segmentin Klenje-SteblevePrurjet e lumenjve e te perrenjve kane qene deri mesatare pa sjelle probleme ndërsa furnizimi me energji elektrike ka qene me problematika te vogla me nderprerje tek fidrat 6 e 7 per. Nj.A Rrajce e Stravaj, Fidri 3 ne Nj.A Orenje e Lunik të Librazhdit si dhe disa kabina në Nj.A Funar bashkia Elbasan, thuhet ne njoftimin per shtyp.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull