Harnaaz Sandhu nga India u kurorëzua Miss Universe 2021 të dielën, ceremoni që shënoi fundin e një konkursi të diskutueshëm të organizuar këtë vit në Izrael.
Gjatë fjalimit të saj në skenë, ajo u kërkoi të rinjve “të dinë se janë unikë” dhe “të mos e krahasojnë veten me të tjerët”.
Konkursi u mbajt në qytetin turistik Eilat, ku 80 pjesëmarrëse nga e gjithë bota konkurruan për kurorën. Nadia Ferreira nga Paraguai ishte shoqëruesja e parë,
ndërsa Lalela Mswane nga Afrika e Jugut u rendit në vendin e dytë.
Konkursi i këtij viti u shoqërua me shumë diskutime. Kufijtë e izraelit do të hapeshin për turistët e vaksinuar, mirëpo shfaqja e variantit Omicron bëri që kufijtë të mbyllen. Gjithashtu pati edhe polemika me qëndrime politike, ku disa kritikë bënë thirrje për bojkot për shkak të ngjarjeve të mëparshme të ndodhura në Izrael
Këtë vit, vendi ynë u përfaqësua nga Ina Dajci.